• 1875 Përdorues
  • 125 Plane të Biznesit
  • 44 Webinarë

Artikujt e fundit

Menu

Trajnimi për rrjedhën e parasë

Menaxhoni më mirë financat e biznesit tuaj me trajnimin për Cash FlowNjë menaxhim i mirë i rrjedhës së parasë është thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e çdo biznesi. Për këtë arsye, platforma jonë ofron një trajnim Praktik për Cash Flow, i krijuar posaçërisht për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).Gjatë trajnimit do të mësoni se si të monitoroni dhe planifikoni rrjedhën e parasë, të identifikoni sfidat që ndikojnë në likuiditet, si dhe të zbatoni strategji praktike për përmirësimin e arkëtimeve, kontrollin e shpenzimeve dhe menaxhimin e inventarit.Regjistrohuni për të ndjekur trajniminPër të përdorur veglën për vetëvlerësimin e formës ligjore të kompanisë, fillimisht duhet të krijoni një llogari në platformën tonë.Regjistrohu dhe ndjek trajnimin! 
Menu

Vetëvlerësimi i formës ligjore

Vetëvlerësimi i formës ligjore të kompanisëZgjedhja e formës ligjore është një nga vendimet më të rëndësishme që një sipërmarrës duhet të marrë në fillim të rrugëtimit të biznesit. Forma ligjore ndikon në mënyrën e funksionimit të kompanisë, përgjegjësitë ligjore, detyrimet tatimore, mundësitë për financim dhe zhvillimin e biznesit në të ardhmen.Për t'ju ndihmuar të merrni këtë vendim me më shumë siguri, platforma jonë ofron veglën për vetëvlerësimin e formës ligjore të kompanisë. Kjo vegël interaktive ju udhëzon përmes një pyetësori të thjeshtë, i cili analizon karakteristikat dhe nevojat e biznesit tuaj. Bazuar në përgjigjet tuaja, sistemi gjeneron një rekomandim për formën ligjore që i përshtatet më mirë situatës suaj.Pavarësisht nëse jeni duke planifikuar të hapni biznesin tuaj të parë apo dëshironi të vlerësoni nëse forma aktuale ligjore është ende e përshtatshme për aktivitetin tuaj, kjo vegël ju ofron informacion praktik dhe të strukturuar që ju ndihmon të zgjidhni alternativën më të mirë.Regjistrohuni dhe përdorni veglënPër të përdorur veglën për vetëvlerësimin e formës ligjore të kompanisë, fillimisht duhet të krijoni një llogari në platformën tonë.Regjistrohu dhe përdor veglën!
Menu

Punëtori për edukim financiar

Punëtori për edukim financiar të ndërmarrësveProjekti EnInGeP, në bashkëpunim me KIESA-n, do të organizojë një seri punëtorish për edukimit financiar të ndërmarrësve në qytetet kryesore të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Mitrovicën dhe Ferizajn. Këto punëtori synojnë të pajisin të rinjtë, gratë sipërmarrëse dhe pronarët e bizneseve me njohuri dhe aftësi të rëndësishme financiare, duke i ndihmuar që të përmirësojnë menaxhimin mjeteve financiare dhe rrjedhimisht performancën e bizneseve të tyre. Pjesëmarrësit do të informohen mbi temat kryesore si buxhetimi, menaxhimi i rrjedhës së parasë, taksat, leximi i pasqyrave financiare dhe planifikimi financiar.Punëtoritë do të mbulojnë gjithashtu tema që lidhen me menaxhimin e kredive dhe sigurimin për bizneset, duke u ofruar pjesëmarrësve informacione mbi qasjen në financim të jashtëm dhe produktet e sigurimeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Për më tepër, një pjesë e rëndësishme e punëtorive do të fokusohet në kriteret mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), duke theksuar rëndësinë e tyre në sigurimin e financimit dhe qëndrueshmërinë e bizneseve. Këto punëtori janë një mundësi e shkëlqyer për sipërmarrësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre financiare dhe të përmirësojnë performancën e bizneseve të tyre.Më poshtë mund të gjeni linqet ku mund të shikoni videot e punëtorive të organizuara deri më tani. 1. Punëtori për edukim financiar (Prishtinë, 24.09.2024) - Kliko këtu2. Punëtori për edukim financiar (Prishtinë, 24.09.2024) - Kliko këtu

Broshurat

Ndërmarrësi Shkarko

Broshura për Cash Flow (rjedhën e parasë)

Menaxhimi i rrjedhës së parasë për NMVM-të

Filloni biznesin tuaj sot!
Krijoni planin tuaj të biznesit.

Pavarësisht nëse jeni duke filluar një biznes të ri ose duke eksploruar mënyra për të zgjeruar një biznes ekzistues, një plan biznesi është një vegël e rëndësishme për të ndihmuar në drejtimin e vendimeve tuaja. Ai është një udhërrëfyes drejt suksesit, duke siguruar një qartësi më të madhe në të gjitha aspektet e biznesit tuaj, nga marketingu dhe financa te operacionet dhe detajet e produktit / shërbimit.

Krijo plan biznesi