Ekonomia e gjelbër dhe mbrojtja e mjedisit  

Në një ekonomi të gjelbër, rritja e punësimit dhe të ardhurave nxitet nga investimet publike dhe private në aktivitete ekonomike që lejojnë uljen e emetimeve të karbonit dhe ndotjen, rritjen e efikasitetit të energjisë dhe burimeve, dhe parandalimin e humbjes së biodiversitetit dhe shkatërimit të ekosistemit.

Sektori privat pretendohet të jetë një faktor kryesor në tranzicionin e përgjithshëm drejt një paradigme më të qëndrueshme biznesi. Sipas ekspertëve, kompanitë që investojnë në inovacion të qëndrueshëm për të rritur efikasitetin e resurseve dhe operacioneve të përgjegjshme arrijnë avantazh konkurrues duke zënë pozita të favorshme për të kapur tregjet kryesore të dekadës sëardhshme.

Për t’u informuar më detajisht rreth rëndësisë dhe benefiteve të mbrojtjes së mjedisit dhe tranzicionit në një ekonomi të gjelbër, shfletoni broshurën duke shtypur butonin më poshtë.

 

 Hap broshurën