Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë një faturë tatimore e lëshuar nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm, duhet të përmbajë:

1. Datën e lëshimit
2. Numrin e faturës (rendor)
3. Numrin Fiskal dhe numrin e TVSh-së së shitësit
4. Numrin Fiskal dhe numrin e TVSh-së së blerësit
5. Emrin e biznesit dhe adresën e plotë të shitësit
6. Emrin e biznesit dhe adresën e plotë të blerësit
7. Përshkrimin e mallit / shërbimit
8. Sasinë e mallit
9. Vlerën e shitjes së mallrave / shërbimeve pa TVSh
10. Normën e aplikuar të TVSh-së
11. Shumën totale për pagesë duke përfshirë TVSh-në
12. Konfirmimin e dorëzuesit të mallit / shërbimit
13. Konfirmimin e pranuesit të mallit/shërbimit

Për të shkarkuar një shabllon të faturës tatimore, klikoni në butonin më poshtë. 

 

 Hap faturën