Krijimi i një biznesi të ri sjell përpara sfida të shumta. Zgjedhja e formës juridike të biznesit është njëra ndër sfidat e para. Ky hap është shumë i rëndësishëm për biznesin tuaj pasi që e gjithë veprimtaria e ndërmarrjes do të bazohen në këtë strukturë.
Shpeshherë ndërmarresit e rinjë kanë tendence të kopjojnë formën ose strukturën ligjore të një biznesi tjetër, gjë që mund të jetë hap i gabuar për biznesin e tyre. Një formë ligjore mund jetë e shkëlqyer për një biznes, por mund të japë rezultate tjera për një biznes tjetër. Prandaj do të duhet të kërkoni llojin e biznesit tuaj dhe më pas të zgjidhni formen juridike që përputhet me llojin e biznesit tuaj kur jeni duke krijuar kompaninë tuaj.
Për tu informuar më shumë rreth formave ligjore të biznesit në Republikën e Kosovës, si dhe për të zgjedhur atë që i përshtatet ndërmarrjes suaj, shfletoni broshurën mbi format juridike duke shtypur butonin më poshtë.
Hap broshurën |