Lansohet platforma "Biznesi Im"

Shërbime digjitale për mbështjetjen e biznesit!
Date
30.11.2020
Shërbimet online po vazhdojnë t’i bëjnë bashkë institucionet publike me komunitetin e biznesit. Iniciativa më e re është platforma digjitale “Biznesi im”.

Të gjitha shërbimet digjitale që u duhen kompanive të reja dhe atyre në zhvillim do të ofrohen në një adresë. Platforma “Biznesi im” do të shërbejë si një ‘one-stop-shop’ për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme kosovare, duke ju dhënë qasje në një larmi mjetesh dhe shërbimesh digjitale që do t’i mbështesin ndërmarrjet përmirësimin e performancës dhe konkurrueshmërisë.

Shërbimet dhe mjetet digjitale që do të ofrohen në kuadër të platformës përfshinë :
– doracakë
– plane të menaxhimit të kompanive,
– formularë për vetëvlerësim, dhe
– modele të përshtatshme që përdoren çdo ditë nga kompanitë.

Platforma “Biznesi Im” synon të iniciojë  ndryshime të sistemit të tregut duke u mundësuar ndërmarrjeve kosovare, veçanërisht atyre të drejtuara nga gratë dhe të rinjët, qasje të lehtë nëinformata dhe shërbime relevante për zhvillim të biznesit. “Biznesi im” do të kontribuojë në rritjen e shkallës së mbijetesës së ndërmarrjeve start-up dhe rritjen e performancës dhe konkurrueshmërisë të ndërmarrjeve ekzistuese.

Platforma “Biznesi im” ndjek modelin e suksesshëm Austriak “Gründerservice” të themeluar nga Oda Ekonomike e Austrisë. Kjo platformë ofron shërbime të ndryshme digjitale duke filluar nga ideja e biznesit, planifikimet përkatëse e deri te gjetja fondeve për të themeluar dhe zhvilluar biznesin.

Kjo iniciativë mbështetet nga projekti ACCESS dhe do të rrisë portofolin e shërbimeve mbështetëse online të ofruara nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për NMVM-të.