Punëtori për edukim financiar të ndërmarrësve

Projekti EnInGeP, në bashkëpunim me KIESA-n, do të organizojë një seri punëtorish për edukimit financiar të ndërmarrësve në qytetet kryesore të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, Mitrovicën dhe Ferizajn. Këto punëtori synojnë të pajisin të rinjtë, gratë sipërmarrëse dhe pronarët e bizneseve me njohuri dhe aftësi të rëndësishme financiare, duke i ndihmuar që të përmirësojnë menaxhimin mjeteve financiare dhe rrjedhimisht performancën e bizneseve të tyre. Pjesëmarrësit do të informohen mbi temat kryesore si buxhetimi, menaxhimi i rrjedhës së parasë, taksat, leximi i pasqyrave financiare dhe planifikimi financiar.

Punëtoritë do të mbulojnë gjithashtu tema që lidhen me menaxhimin e kredive dhe sigurimin për bizneset, duke u ofruar pjesëmarrësve informacione mbi qasjen në financim të jashtëm dhe produktet e sigurimeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Për më tepër, një pjesë e rëndësishme e punëtorive do të fokusohet në kriteret mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), duke theksuar rëndësinë e tyre në sigurimin e financimit dhe qëndrueshmërinë e bizneseve. Këto punëtori janë një mundësi e shkëlqyer për sipërmarrësit që të zhvillojnë aftësitë e tyre financiare dhe të përmirësojnë performancën e bizneseve të tyre.

Më poshtë mund të gjeni linqet ku mund të shikoni videot e punëtorive të organizuara deri më tani. 

1. Punëtori për edukim financiar (Prishtinë, 24.09.2024) - Kliko këtu