Gatishmëria për eksport  

Eksporti ofron shumë përfitime dhe mundësi për ndërmarrjet. Pavarësisht nëse keni një biznes që ofron shërbime këshilluese ose menaxhoni një numër të vogël të punëtorëve, eksportimi ju ofron mundësi për rritje, rritje të shitjeve dhe qasje në tregje të ndryshme. Eksporti kërkon kohë dhe përpjekje. Duhen gjithashtu burime dhe një angazhim i fortë për të konkurruar përtej kufijve tuaj aktual. 

Tregjet ndërkombëtare mund të jenë shumë sfiduese dhe kërkesa jashtë shtetit mund të mos jetë e njëjtë me atë të tregut të brendshëm. Prandaj, një vlerësim paraprak i gatishmërisë për eksport është thelbësor në mënyrë që ndërmarrjet të testojnë proceset e tyre të brendshme konform kërkesave të tregut të jashtëm.

Për të vlerësuar gatishmërinë tuaj për eksport si dhe për t’u njoftuar me fushat se ku ndërmarrja juaj ka nevojë për përmisim, klinkoni në butonin e mëposhtëm. 

Hap testin