
Ky doracak praktik u ndihmon bizneseve në Kosovë të përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) për ta organizuar punën e përditshme në mënyrë më efikase. Me shembuj konkretë dhe prompte të gatshme për t’u përshtatur, doracaku shpjegon si të përdoret AI për përgatitjen dhe ndjekjen e takimeve, hartimin e planeve dhe vendosjen e prioriteteve, hulumtimin e tregut dhe analizën e reagimeve të klientëve, si dhe krijimin e procedurave standarde të punës. Ai prezanton mjete si ChatGPT, Claude, Gemini, Notion, ClickUp, Asana dhe Trello, me opsionet falas dhe çmimet orientuese. Gjithashtu trajton rreziqet dhe kufizimet e AI, jep një përmbledhje të Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act) dhe ofron rekomandime për përdorim të përgjegjshëm, përfshirë hartimin e një politike të brendshme.
Doracaku është zhvilluar nga projekti “Enabling Income Generation for the Poor” (EnInGeP), i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe i bashkëfinancuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
| Hap broshurën |