
Ky doracak praktik u ndihmon bizneseve në Kosovë të përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) për ta bërë komunikimin e përditshëm më të shpejtë dhe më të qartë. Përmes shembujve nga sektorë të ndryshëm dhe kërkesave (prompt-eve) të gatshme për t’u kopjuar e përshtatur, doracaku shpjegon si të përdoret AI për hartimin e email-eve dhe propozimeve tregtare, planifikimin e përmbajtjes për rrjetet sociale dhe përgatitjen e përgjigjeve automatike për klientët. Ai përfshin edhe një përmbledhje të mjeteve kryesore, si ChatGPT, Claude, Gemini, Copilot dhe Canva, me opsionet falas dhe çmimet orientuese. Gjithashtu jep udhëzime për mbrojtjen e të dhënave, marketingun gjithëpërfshirës dhe përdorimin e përgjegjshëm të AI.
Doracaku është zhvilluar nga projekti “Enabling Income Generation for the Poor” (EnInGeP), i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe i bashkëfinancuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
| Hap broshurën |