
Ky doracak praktik u dedikohet sipërmarrëseve dhe bizneseve të vogla në Kosovë që duan të përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) për të kursyer kohë dhe për të rritur shitjet. Pjesa e parë ndihmon në zgjedhjen e mjeteve të AI sipas sektorit, si tregtia, moda, ëmbëlsirat, gastronomia, artizanati dhe shërbimet profesionale. Aty shpjegohet edhe si të menaxhohen porositë përmes WhatsApp Business dhe si të llogaritet saktë çmimi i produktit. Pjesa e dytë fokusohet te prania digjitale: krijimi i uebfaqes me AI, përshkrimet e produkteve, SEO, shërbimi ndaj klientit dhe hapat e parë drejt eksportit në tregjet evropiane. Doracaku përfshin prompte të gatshme, kostot orientuese të mjeteve, tri paketa shembull, rekomandime për përdorim të përgjegjshëm dhe një plan 4-javor për të filluar.
Doracaku është zhvilluar nga projekti “Enabling Income Generation for the Poor” (EnInGeP), i financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe i bashkëfinancuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
| Hap broshurën |